5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Gjykata në Indi refuzoi të ndalojë furnizimin me armë për Izraelin

Më të lexuarat

Nuk mund të hyjmë në fushën e politikës së jashtme shtetërore, njoftoi Gjykata e Lartë e Indisë.

Gjykata e Lartë e Indisë pushoi të hënën një lëndë që kërkonte urdhër që qeveria federale të pezullonte licensat e firmave indiane që eksportojnë armë në Izrael.

“Ne nuk mund të hyjmë në fushën e politikës së jashtme të shtetit”, deklaroi Gjykata e Lartë e Indisë.

Siç thuhet, kompanitë indiane, të cilat merren me eksportin e armëve, mund të paditen vetëm për shkelje të detyrimeve kontraktuale dhe për këtë arsye dorëzimi i armëve nuk mund të ndalet.

Në padinë e interesit publik, e cila u iniciua këtë muaj nga një grup personash, thuhet se “India është palë e ligjeve dhe traktateve të ndryshme ndërkombëtare që e detyrojnë vendin të mos furnizojë me armë ushtarake vendet fajtore për krime lufte, sepse çdo eksporti mund të përdoret për shkelje të rënda të të drejtave ndërkombëtare humanitare”.

Qeveria e Indisë nuk ka bërë ende asnjë njoftim në lidhje me furnizimin me armë për Izraelin.

Izraeli ka vrarë rreth 41,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit