5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Nga Ballkani për në BE: si do jetë nga 10 nëntori?

Më të lexuarat

Sistemi i ri, me kontrollin e pasaportave duke marrë shenjat e gishtave…

Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se nga 10 nëntori në vendet e “zonës Shengen” të Bashkimit Evropian, do të hyjë në fuqi kontrolli elektronik i pasaportave për hyrje-daljet e pasagjerëve që nuk janë shtetas të BE-së.

Malta dhe Irlanda, siç u tha, do të vazhdojnë të mbajnë kontrollet kufitare dhe vulosjen e pasaportave.

Siç shpjegoi një zyrtar i KE-së, qëllimi është të përshpejtohet ndjeshëm fluksi dhe monitorimi i pasagjerëve nga vendet jashtë BE-së në kufi, sepse kontrolli i drejtpërdrejtë i pasaportës do të zëvendësohet nga sistemi elektronik automatik EES.

Zyrtari i KE-së deklaroi gjithashtu se në pranverën e vitit 2025 do të hyjë në fuqi sistemi ETIAS, i cili do të detyrojë udhëtarët nga vendet joanëtare të BE-së që nuk kanë nevojë për vizë të aplikojnë paraprakisht online dhe të marrin miratimin e BE-së për atë udhëtim në Shengen.

KE njoftoi paraprakisht se sistemi i ri elektronik EES do të aplikohet për udhëtarët me viza afatshkurtëra si dhe ata që nuk kanë nevojë për vizë për qëndrim 90 ditë në “zonën Shengen” të BE-së.

Kjo e fundit i referohet qartë shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët mund të qëndrojnë për 90 ditë në “zonën Shengen” të BE-së një herë brenda gjashtë muajve.

EES, jo për qytetarët e BE-së

Sistemi i ri do të fillojë të funksionojë me kontrollin e pasaportave duke marrë gjurmët e gishtërinjve dhe duke marrë fotografi të udhëtarëve të përmendur nga vendet jo anëtare të BE-së kur të mbërrijnë në “kufirin Shengen të Unionit” për herë të parë që nga 10 nëntori.

Këto të dhëna shkojnë në bazat e të dhënave të BE-së dhe do të jenë të vlefshme për tre vjet.

Gjatë kësaj periudhe do të zbatohet vetëm kontrolli elektronik i hyrjes dhe daljes së pasagjerëve për në BE dhe nga BE, që do të thotë pa vulosje në pasaporta.

Në informacionin e KE-së, kujtohet se anëtarë të “zonës Shengen” janë BE dhe Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Gjithashtu u shpjegua se sistemi EES nuk do të zbatohet për shtetasit e BE-së, shtetasit e vendeve joanëtare të BE-së që kanë karta identiteti dhe qëndrim të përhershëm në Union, si dhe ata që kanë viza afatgjatë.

Kjo vlen edhe për udhëtarët me pasaporta të Andorrës, San Marinos, Qytetit të Vatikanit dhe Selisë së Shenjtë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit