2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkon në 40.534 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Më të lexuarat

Në 24 orët e fundit janë kryer “katër masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 58 palestinezë ndërsa 131 të tjerë janë plagosur

Është rritur në 40.534 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 327 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer “katër masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 58 palestinezë ndërsa 131 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40.534 ndërsa i të plagosurve në 93.778.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit