9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Zëri i njohur amerikan: Kush është Vuçiç dhe cilat janë synimet serbe

Më të lexuarat

Frika e gjeneralit Wesley Clark nga ajo që mund të përballet Albin Kurti

Wesley Clark është një nga pjesëmarrësit aktivë në negociatat në Dejton 20 vjet më parë. Tashmë një gjeneral amerikan në pension, ai ishte komandant i përgjithshëm i forcave të NATO-s në Evropë nga viti 1997 deri në vitin 2000. Në vitin 2004, ai ishte në garë për nominimi demokrat për president.

Së fundi, Wesley Clark pohoi se Serbia synon të pushtojë pjesën veriore të Kosovës dhe të ndajë Bosnjën për të krijuar një “Serbi të Madhe”.

Në një intervistë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për CNN, Clark tha se Serbia është përfaqësuesja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan dhe i shërben interesave ruse. Vuçiç është dinak, dëshiron të duket sikur po luan me të dyja palët, por kur të vijë koha do të bëjë atë që do Putini”, tha ai.

“Ne kemi parë shumë dhunë dhe vrasje në 30 vitet e fundit dhe menduam se NATO e kishte ndaluar atë. Por nëse ka një problem në Ukrainë, ai problem do të vijë në Ballkan dhe liderët si kryeministri Kurti do të duhet të merren me të”, shtoi Clark.

Ivana Stradner, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, së fundmi paralajmëroi se Qeveria e Serbisë po përgatitet për një përshkallëzim të ri në Ballkan.

Ajo ka thënë se kërcënimi i përshkallëzimit të mundshëm në veri të Kosovës është “i rëndësishëm dhe real”, shkruan RKS News.

“Në fakt, është qeveria serbe ajo që po përgatitet për një përshkallëzim të ri në Ballkan dhe këtë vit oficerët e inteligjencës amerikane paralajmëruan për përshkallëzime të reja në rajon”, theksoi Stradner.

Kurt Bassuener nga organizata ndërkombëtare Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin, i bëri jehonë këtij mendimi.

Në një intervistë për gazetën Bota Sot, eksperti gjerman ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjithmonë mund të provokojë një përshkallëzim në Kosovë.

“Sigurisht, Kosova është gjithmonë një front ku Vuçiç mund të shkaktojë përshkallëzim”, theksoi Bassuener.

Sipas tij, Vuçiç po teston kufijtë e Perëndimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit