9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

FSK-ja pranon donacion prej 1 million dollarë nga Türkiye

Më të lexuarat

“Falendëroj Republikën e Türkiyes për donacionin dhe siguroj që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm do të vazhdojë edhe në vitet në vijim”, shkruan ministri kosovar i Mbrojtjes, Maqedonci.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës zyrtarisht pranoi nga Türkiye donacionin në vlerë prej 1 milion dollarë amerikanë për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së, njoftoi ministri kosovar i mbrojtjes, Ejup Maqedonci. “Dje zyrtarisht kemi pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Türkiyes, e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke”, shkruan ministri Maqedonici në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Türkiyes në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake.

“Falendëroj Republikën e Türkiyes për donacionin dhe sigurojë që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim”, shkruan Maqedonci.

Mes të tjerash, ai theksoi se Türkiye si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit