-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Amerikanët, qëndrim mbi litiumin në Serbi

Më të lexuarat

Gjeoekonomi dhe gjeopolitikë përballë populizmit

Miniera e litiumit është një mundësi për Serbinë që të thellojë lidhjet me Bashkimin Evropian dhe të pozicionohet si lider në një industri që do të jetë shumë e rëndësishme në të ardhmen, por nëse do të ketë një minierë duhet të vendoset nga populli i Serbisë, tha Jeffrey Pyatt, ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Burimet e Energjisë.

Ai shtoi gjithashtu se vendet perëndimore janë duke kërkuar një alternativë në furnizimin me litium, sepse janë kryesisht të varura nga Kina.

Payatt iu përgjigj edhe pretendimeve nga Moska se Perëndimi po e rrëzon qeverinë në Serbi me protesta kundër litiumit, duke theksuar se situata është e kundërta – se Amerika mbështet qeverinë në Serbi në lidhje me projektin “Jadar” dhe Rio Tinto.

Ai theksoi se ky projekt është një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Serbisë, si dhe për përshpejtimin e tranzicionit energjetik.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo çështje është e rëndësishme jo vetëm për shkak të forcimit të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe BE-së, por edhe për Serbinë, Payatt theksoi se për këtë do të vendosin qytetarët e Serbisë.

“Populli i Serbisë duhet të vendosë për këtë. Mendoj se kjo është një mundësi brezash për Serbinë që të marrë një pozicion udhëheqës në industri, gjë që do të jetë shumë, shumë e rëndësishme në konkurrencën e ardhshme në SHBA, Evropë dhe më gjerë”, tha ai.

Ai vuri në dukje se ulja e varësisë së Perëndimit nga Kina është thelbësore dhe se ka një përpjekje sistematike në BE dhe SHBA për të diversifikuar zinxhirin e furnizimit.

“Është ende një pyetje e hapur se nga do të vijë ky diversifikim. Por Serbia, për shkak të gjeologjisë së saj, ka një mundësi unike për të luajtur një rol të rëndësishëm globalisht në atë proces”, theksoi ai.

Payatt tha se litiumi është gjithashtu thelbësor për të përmbushur qëllimet klimatike dhe që bota t’i përmbahet planeve të tranzicionit të gjelbër, furnizimet me litium duhet të rriten 42-fish deri në vitin 2040.

Ai theksoi se litiumi minohet gjithashtu në Nevada, ndërsa Kalifornia kryeson rrugën në nxjerrjen e litiumit nga uji i kripur.

“Si do të zhvillojë Serbia burimet e saj duhet të vendoset nga populli i Serbisë. Unë jam këtu për t’ju thënë se, nga pikëpamja amerikane, ne shohim një mundësi brezash që Serbia të marrë një pozicion udhëheqës, jo vetëm në minierat e litiumit. Ne duhet të zhvillojmë përpunimin e këtyre mineraleve dhe të ofrojmë vlerë të shtuar”, tha ai.

Payatt theksoi se Evropa dhe SHBA po shkojnë drejt elektrifikimit të transportit, i cili kërkon shumë më tepër minerale për bateritë.

“Serbia mund të luajë një rol të rëndësishëm në të gjitha këto, veçanërisht në zinxhirin e furnizimit evropian,” përfundoi ai.

Payatt hodhi poshtë kritikat për projektin Jadar, i cili thotë se roli i Serbisë është të jetë një “koloni minerare e vendeve të pasura”, pasi minierat e litiumit nuk kanë filluar në asnjë vend tjetër evropian.

“Serbia duhet të fillojë të prodhojë gjëra më të vlefshme, kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë këtu në SHBA dhe këtu përputhen interesat tona,” tha zyrtari.

Ai theksoi se Rio Tinto i nënshtrohet një auditimi nga aksionerët e tij dhe duhet të jetë në përputhje me rregulloret në të gjitha tregjet ku operon, duke ruajtur kështu standarde mjedisore më të mira se kompanitë kineze.

Sipas Zërit të Amerikës, Payatt i cilësoi “të pakuptimta” pretendimet e Rusisë se Perëndimi dëshiron të destabilizojë situatën dhe të rrëzojë qeverinë në Serbi me protesta kundër Rio Tintos.

“Ne mbështesim qeverinë në Serbi dhe qëndrimin e saj në këtë projekt. Pse do të jemi të interesuar të ushqejmë opozitën?”, tha Payatt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit