20 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Unë jamë Fshirësi i mosbesimit

Më të lexuarat

“Unë jamë Fshirësi i mosbesimit”

Allahu i Lartësuar, Pejgamberin Muhamed (ﷺ) e quajti me disa emra, me të cilat njihet në popujt e mëparshëm, emra që kanë domethënie dhe konotacione.
Disa nga emrat tregojnë se Islami është feja mbizotëruese që dominon të gjitha fetë, duke shfuqizuar ligjet e tyre me ligjet e saj, vendimet e tyre me vendimet e saj dhe se është feja e pëjetshme që do të mbetet deri në Kijamet.
Tani, të kujtojmë së bashku hadithin që shënon Imam Buhariu në “Sahih” nga Xhabir bin Mut’imi r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
إِنَّ لِي أَسْمَاءً: أَنَا مُحَمَّدٌ، وَأَنَا أَحْمَدُ،
“Unë kam disa emra:
1️⃣.2️⃣ Unë jam Muhamedi, unë jam Ahmedi,
وَأَنَا الْمَاحِي الَّذِي يَمْحُو اللَّهُ بِيَ الْكُفْرَ،
3️⃣ Unë jam Fshirësi (el Mahi): nëpërmjet meje Allahu do ta fshijë kufrin (mosbesimin),
وَأَنَا الْحَاشِرُ الَّذِي يُحْشَرُ النَّاسُ عَلَى قَدَمِي،
4️⃣ Unë jam Tubuesi (el Hashir): njerëzit do të tubohen te këmbët e mia, si dhe
وَأَنَا الْعَاقِبُ.
5️⃣ Unë jam Përmbyllësi (el Akib).”

Të nderuar/a!
Emri 1️⃣ dhe 2️⃣ “Muhamed” dhe “Ahmed” që do të thotë: i lavdëruar, i lartësuar, që meriton falënderim dhe lartësim; tregon që sa ma shumë të intesifikohen sulmet edhe më lartë jehon Islami, Kurani, Suneti.
Emri 3️⃣ dhe 4️⃣ edhe më se i qartë, ky Pejgamber (ﷺ) është fshisë e qyfrit, ateizmit, etj. Deshën apo nuk deshën, çdy fyes do ta ketë përfundimin në llumin e poshtërimin. Të gjithë para këmbëve të Muhamedit (ﷺ) do të rreshtohen.
O Musliman!
Një moblizim i zellshëm me plot gjallëri, me dituri dhe urtësi, sa më aktiv në prezentimin e Islamit, larg çdo fyerjeje.

Mos harro!
Pesë emrat e Resullullahut, nuk baltosen në dynja dhe ahiret.

U.F.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit