3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si të shpëtojmë prej (72) grupacioneve, e të jemi brenda grupit të shpëtuar?

Më të lexuarat

Si ta kuptojmë se a jemi në besimin (akiden) e vërtetë në të cilën ishte Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij?
Si të shpëtojmë prej (72) grupacioneve, e të jemi brenda grupit të shpëtuar?

Ka thënë imam Abdullah ibn Mubareku (rahimehullah):

“Origjina e shtatëdhjetë e dy grupacioneve është nga 4 teka/mendime të prodhuara nga epshi, e prej këtyre 4 tekave degëzohen (72) grupacione”:

-Kaderijtë
-Murxhitë
-Shiitët
-Havarixhët

“Kushdo që i jep përparësi Ebu Bekrit, Omerit, Uthmanit dhe Aliut ndaj shokëve tjerë të Pejgamberit ﷺ dhe nuk flet diç tjetër vetëm se mirë dhe lutet për ta, është larguar nga i gjithë Shiizmi”.

“Kush thotë: : Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet, është larguar nga e gjithë Irxhaja”.

“Kush thotë: Namazi falet pas çdo sundimtari të drejtë apo mëkatar, dhe xhihadi zhvillohet me çdo prijës, dhe nuk rebelohet kundër sunduesit me shpatë dhe lutet për përmirësimin e tyre, atëherë ai është larguar nga të gjitha mendimet e Havarixhëve“.

“E kush thotë: të gjitha vendimet janë nga Allahu , e mira dhe e keqja, e devijon kë do Ai dhe e udhëzon kë do Ai, atëherë është larguar nga të gjitha mendimet e Kaderijve“.

“(E ky është ithtarë i Sunnetit)”

Imam el-Barbahari në Sherh es-Sunneh
Përktheu: Uvejs Ramadani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit