-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rritje e rasteve me COVID-19, nga 400 testime të kryera brenda javës 177 kanë rezultuar pozitiv

Më të lexuarat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se ka rritje të rasteve me COVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit.

IKSHPK shton se në periudhën 14-19 gusht janë kryer 400 testime ku prej tyre 177 raste kanë rezultuar pozitiv.

“Bazuar në analizën e situatës epidemiologjike në vend, IKSHPK konstaton një rritje të rasteve të COVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit, me dominim të simptomave respiratore në mesin e të prekurve. Gjatë periudhës 14 -19 gusht 2024, në IKSHPK janë raportuar 400 testime të kryera për SARS COV-2, prej të cilave 177 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa Klinika Infektive e QKUK-së ka raportuar për 2 të vdekur gjatë kësaj periudhe nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

IKSHPK rithekson se vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike, rekomandohet të vaksinohen.

IKSHPK rekomandon, gjithashtu:

Mbajtjen e higjienës, veçanërisht të duarve, shmangien e kontakteve me personat e infektuar, shmangien e tubimeve të mëdha dhe sidomos ato në ambiente të mbyllura;

Ngritjen e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësore me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve

Të respektohet bartja e maskave dhe mjeteve tjera mbrojtëse si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19

Rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në ShSKUK, rekomandohet të analizohen nga ana e konziliumit të mjekëve

Personat me simptoma të testohen

Personat me imunitet të komprometuar të ri-vaksinohen! /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit