Këtë frazë e kanë memorizuar skandalozët antikombëtarë nga levizja satanike për braktisjen e fes Islame!
Por kjo deklarat bie në kundërshtim me logjikën e shëndosh dhe çfarë bie në kundërshtim me logjikën e shëndosh ajo gjë konsiderohet skandal logjik e nganjëherë edhe çmenduri e llojit të vet.
Unë, gjenealogjin time e njoh deri tek të parët kur ishin në sekten katolike por nuk do të thotë se të parët e mi para sektës katolike dhe para fesë krishtere kur ishin paganë të mos konsiderohen të parët e mi! Pse unë nuk e di gjenealogjin time mbi të parët e mi kur ata ishin pagan, nuk do të thotë se ata nuk kanë ekzistuar ngase mos ekzistimi i tyre rrezullton në mos shfaqjen e ekzistencës sime!
Së pari: Katolicizmi nuk është fe por sekt mbrenda krishterizmit, andaj të cilësuarit e katolicizmit si fe bie në kundërshtim me shkencën e cila studim ka hulumtimin mbi fetë dhe sektet!
Së dyti: Të parët e mi ishin musliman, katolik, krishter, pagan dhe para paganizmit ishin monoteist ngase monoteizmi i ka paraprirë paganizmit!
Së treti: Nga ajo çfarë potencova kuptohet se të thuhet ekskluzivisht feja e të parëve është katolicizmi është në kundërshtim në dy aspekte:
- Në emërtimin e katolicizmit si fe kur ajo është sekt.
- Të parët e mi ishin edhe katolik por jo, dhe në asnjë mënyrë vetëm katolik, ngase edhe gjyshërit të cilit ishin musliman nga i pari kur e ka pranuar me dëshirë fen Islame e deri tek babai im konsiderohen të parët e mi!
Të parët e mi konsiderohen edhe ata stërgjyshër që ishin në sekten katolike, por edhe ata që ishin të krishter para ndarjes së kësaj feje në dy sekte (ortodoks e katolik).
Të parët e mi ishin edhe ata që kanë besuar në paganizëm deri kur me dhunë e barbarizëm e kanë pranuar fen e krishtere nga Perandoria Romake!
Atëherë nëse është në pyetje për të gjykuar se cili besim ishte në të vërtetën prej të parëve të mi?!!!
Në fillim gjyshi e babai e më pas hoxhallarët, profesorët më kanë treguar se Islami është e vërteta dhe kjo është bindja që me shoqëron dhe lus Allahun të vdes me këtë bindje!
Por gjatë rrugëtimit tim intelektual nën shoqërinë e librave e sidomos literaturës mbi fetë duke lexuar përveç literaturës muslimano -fetare, hulumtoj mbi 20 vite edhe Biblën, qoftë katolike, ortodokse, protestante dhe atë të dëshmitarëve të Jehovait.
Andaj unë me bindje të fuqishme deklaroj se besimi i sakt dhe i vërtet nuk gjendet në Bibël, kjo nga hulumtimi im dhe nga ajo çfarë kam lexuar nga studiuesit e spikatur që kanë dëshmuar përmes mundit të tyre intelektual dije të thell mbi të vërtetën që gjendet tek Islami dhe të pavërtetën që është skalitur në Bibël.
Adem Avdiu