3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Drejtori Simnica priti në takim Fehim ef. Abazin

Më të lexuarat

Më 12.8.2024, Drejtori për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqruar nga kryeimami i BIK. Vedat ef. Sahiti, ka pritur sot në takim Fehim ef. Abazi, nenkryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, njëherit imam në Xhamin “ Qendra Shqiptare për integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë të Zvicrës.

Gjatë këtij takimi, drejtori Simnica, fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, dhe shfrytëzoi rastin që ta njoh atë me ecurinë e punëve dhe zhvillimeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin që kanë me qendrat Shqiptare Islame në diasporë. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të Drejtorisë që ai drejton që të kenë edhe më tutje bashkëpunim në të gjitha fushat me rëndësi për besimtarët myslimanë, aktualisht u bisedua me theks të veqantë rreth arritjes së një memorandum bashkpunimi në mes KMSHZ. dhe BIRK..Nga ana e tij, nenkryetari Fehim ef. Abazi, fillimisht falënderoi për pritjen dhe më pas falënderoi drejtorin Simnica dhe kryeimamin Sahiti për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur ai dhe institucioni i BIK-ut me qendrat islame në diasporë, e në veçanti me KMSHZ. dhe xhaminë “Qendra Shqiptare për integrim, Kulturë dhe Religjion” në Lozanë të Zvicrës. Ai gjatë kësaj vizite, njoftoi për aktivitetet e tyre .Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë dhe fushat ku mund të japë kontribut nga ana e Tij, si në KMSHZ., si nënkryetar por edhe si imam në Qendrën Shqiptare për integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë të Zvicrës.Drejtori për Diasporë në BIRK, Ekrem ef. Simnica, shfrytëzoj nga rasti të i dhuroi Fehim ef. një komplet me libra dhe një falenderim në emrin e qendresë së tyre në emër të ndihmës të grumbulluar me rastin e Vitrave dhe kurbanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit