5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Ataku në zemër shkaqet dhe shenjat e para

Më të lexuarat

Ataku në zemër (infarkti) ështZemra është një muskul shumë i ndërlikuar, i cili duke u tkurrur, furnizon me gjak të gjithë trupin. Enët që furnizojnë zemrën me gjak mund të dëmtohen si pasojë e formimit të disa pllakave yndyrore në brendësi të vazave. Si rrjedhim, ato zvogëlojnë sasinë e gjakut që duhet të shkojë për funksionimin normal të zemrës.

Nëse ena dëmtohet, pjesëza gjaku të mpiksur do të bllokojnë të gjithë diametrin e saj duke ndërlikuar akoma më shumë furnizimin me gjak. Nëse kjo pengesë do të mbetet, muskuli i zemrës do të vdesë nga mungesa e oksigjenit.

Sasia e qelizave të zemrës që përfshihen në këtë proces, do të përcaktojë nëse infarkti do të jetë fatal apo jo për pacientin. Sa më shumë të vonohet dhënia e mjekimit, aq më i madh do të jetë dëmtimi. Pjesa e zëmrës që vdes gjatë një ataku në zemër nuk mund të “riparohet” më.

Për fat të mirë ekzistojnë medikamente të cilat mund të shpërbëjnë gjakun e mpiksur, ashtu sikundër edhe procedura të tjera kirurgjikale (angioplastika) të cilat rihapin vazat e bllokuara. Këto trajtime mund të parandalojnë ose pakësojnë dëmtimin e zemrës, nëse aplikohen në kohë. Efektivitetin maksimal ato e kanë nëse përdoren Brenda orës së parë të shenjave të fillimit të atakut.

SHKAQET 
Shkaktari kryesor është sëmundja e aterosklerozës. Gjatë atakut kardiak ndodh një mbyllje e një dege të arterieve koronare, zakonisht nga një tromb i çliruar nga dëmtimi aterosklerotik i enës. Në këtë sëmundje ndodh një depozitim i substancave yndyrore në muret e arterieve duke rezultuar në ndryshime në strukturën e tyre dhe formimin e pllakave aterosklerotike. Ena e gjakut humb butësinë e faqes se brëndshme te saj. Me tej pllaka dëmtohet duke i dhënë mundësine gjakut të mpikset në vendin e dëmtuar. Trombocitet, nëpërmjet kapacitetit të tyre lidhës, së bashku me qelizat e bardha të gjakut dhe qelizat e kuqe të gjakut bëjne të mundur formimin e masës së mpiksur mbi pllakë. Masa rritet shpejt për llogari të pjesës së brendshme të enës duke penguar qarkullimin e gjakut ne të. Ajo zonë në të cilën ky gjak ishte i drejtuar do të mbetet pa oksigjen dhe pastaj të vdesë (Atak në zemër).
Përveç arsyes se mësipërme, qarkullimi i gjakut mund të jetë i bllokuar nga një hemoragji në muret e arterieve, për shkak të këputjes së enëve të vogla të gjakut që e ushqejnë atë.
Shkaqe të tjera mund të jetë ardhja e një koaguli nga ndonjë pjesë tjetër e trupit duke shkaktuar bllokim të arteries që furnizon me gjak një zonë të caktuar të muskult të zemrës. Ateroskleroza prek arteriet e mesme dhe të mëdha dhe karakterizohet nga një trashje e përhapur, por e parregullt e murit të enëve të gjakut duke formuar pllaka yndyre të cilat pengojnë rrjedhjen normale të gjakut dhe në rastet më të rënda bllokim tërësor. Pllakat janë të përbëra nga një grumbullim i qelizave yndyrore dhe kanë tendencë të rriten në mënyrë progressive me kalimin e kohës.
Sipas studimeve të fundit janë më tepër se 200 faktorë te cilët ndikojnë në rritjen e mundësisë për të pësuar një atak kardiak.

JA SHENJAT E PARA
Jo të gjithë ataket kardiake fillojnë me një dhimbje të papritur therëse siç jemi mësuar t’i shohim në fil ma. Shenjat paralajmëruese dhe simptomat nuk janë të njëjta te të gjithë. Shumë ‘’sulme’’ në zemër fillojnë ngadalë dhe gradualisht si dhimbje shqetësuese. Në raste të tjera mund të mos ketë asnjë shenjë dhe të përbëjë atë që quhet atak kardiak i heshtur. Simptoma më e zakonshme e një ataku kardiak është dhimbja e kraharorit. Shumica e atakeve kardiake fillojnë me një shqetësim në mes të tij i cili zgjat disa minuta ose largohet për t’u rishfaqur sërish. Dhimbja ka karakter shtrëngues, shtypës ose djegës. Jo domosdoshmërisht ataku kardiak karakterizohet nga shenjat tipike. Nëse ju keni kaluar një të tillë, shenjat dhe shqetësimet tuaja mund të jenë të ndryshme nga të dikujt tjetër.

VEPRO SHPEJT 

Ndodh që ataku kardiak të shfaqet papritur por mund edhe të vijë ngadalë, progresivisht me kalimin e kohës. Mësoni shenjat paralajmëruese të tij që të kërkoni ndihmë. Sa më shpejt ta merrni atë, aq më pak do të dëmtohet zemra juaj. Mos ngisni makinën vetë për në spital. Thërrisni ambulancën dhe personeli mjekësor do të kujdeset për ju gjatë rrugës për në urgjencë.ë një gjëndje shpesh dramatike gjatë së cilës ndodh një mpiksje e gjakut ( e quajtur tromb ) në një prej enëve që furnizojnë zemrën me gjak. Në këtë mënyrë rrjedha e gjakut që përmban oksigjenin dhe lëndët e tjera ushqyese për qelizat, ndërpritet. Qelizat e musculatures së zemrës fillojnë të vdesin. Në gjuhën mjekësore ky proces përbën atë që quhet ‘’infarkt i zemrës’’.


 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit