3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Serbia e këtoditshme, si Shqipëria e 2013-ës

Më të lexuarat

Një valë protestash kundër minierave të litiumit

Autoritetet në Serbi po përballen me rezistencë gjithnjë e më të ashpër ndaj minierave të litiumit, pasi Beogradi nënshkroi një memorandum të partneritetit strategjik për lëndët e para të qëndrueshme me Bashkimin Evropian më 19 korrik, duke shkaktuar një valë të re protestash pothuajse të përditshme në të gjithë vendin.

Të martën në mbrëmje protesta u mbajtën në rrugët e disa qyteteve, nga ku demonstruesit kërkuan që korporata ndërkombëtare Rio Tinto, e cila planifikon të nxjerrë litium, të largohet nga Serbia.

Me memorandumin me BE-në “për partneritetin strategjik në lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e prodhimit të baterive dhe automjetet elektrike”, qeveria inkurajohet të fillojë minierat e litiumit, gjë që kundërshtohet gjithnjë e më shumë nga aktivistët mjedisorë, lëvizjet civile dhe opozita.

Argumenti kryesor i protestuesve është se minierat e litiumit në rajonin e zhvilluar bujqësor në perëndim të vendit do të shkaktonin dëme të pamatshme për mjedisin dhe komunitetin lokal, ndaj mesazhet e qytetarëve nga protestat janë se nuk duan të sakrifikojnë shëndetin dhe mjedisin për përfitime ekonomike afatshkurtra dhe të paqarta.

Përveç kësaj, drejtuesit e qeverisë akuzohen për korrupsion dhe favorizim të korporatës ndërkombëtare të minierave Rio Tinto.

Protestat deri më tani janë mbajtur në rreth 30 qytete të Serbisë, ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz dhe është paralajmëruar se deri të shtunën do të jenë edhe në rreth njëzet qytete të tjera.

Takimi qendror i protestës është caktuar në Beograd për 10 gusht, që është afati i fundit që shoqatat mjedisore dhe demonstruesit i kanë dhënë qeverisë serbe për të shkruar dhe dorëzuar në parlament një ligj për ndalimin e përhershëm të kërkimeve gjeologjike dhe shfrytëzimit të litiumit në Serbi.

Por qeveria serbe i lexon ndryshe protestat.

“Çdo tubim në Serbi, i cili organizohet këto ditë, në fakt është një tubim politik, i cili synon rrëzimin e Aleksandër Vuçiçit”, tha të martën kryeministri Millosh Vuçeviç.

Protestat anti-litium në Serbi të sjellin ndër mend protestat disaditore në 2013-ën në Shqipëri, kundër armëve kimike siriane, të cilat NATO, më saktë SHBA, donte t’i sillte në territorin shqiptar.

Sjellja e tyre u pamundësua pikërisht nga reagimi i fortë qytetar, me kryeministrin Rama që i tha “Jo” Uashingtonit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit