13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Idiotësia fatale e Mao Ce Dunit

Më të lexuarat

Ja pse Profeti Muhamed ndali vrasjen e harabelave

Nga Roald Hysa

Duke lundruar në internet hasa në një thënie interesante të profetit Muhamed – paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të – që sipas Abdullah ibn Abasit, një nga shokët e shumtë të ndriçuar nga mësimet profetike, janë katër lloje të ndryshme krijesash që Ai na i ka ndaluar t’i vrasim. Ato janë milingonat, bletët, harabelat dhe pupëza. Nuk po i hyjmë arsyeve të ndalimit pse, sepse ajo që më goditi më fort ishte harabeli. Si mundet që harabeli, një krijesë aq e vogël të përmendet nga Profeti ynë e madje të ndalohet vrasja e tij. Çfarë do të thotë kjo profeci e tij në lidhje me harabelin?!

Lidhjen e menjëhershme me urtësinë e ndalimit e bëra me urinë e madhe që shpërtheu në Kinë, kur lideri marksist i Kinës komuniste ndërmorri reformat e Hapit të Madh, ku njëra prej tyre ishte edhe vrasja dhe zhdukja e harabelave! Pse? Ku ishte arsyeja?

Mao Ce Duni kishte vërejtur, që pasi e kishin punuar tokën fshatarët dhe e hidhnin farën e grurit gjatë mbjelljes, uleshin harabelat dhe çukisnin e ushqeheshin. Kjo iu duk e padrejtë që harabelat të “ushqeheshin me grurin e popullit” dhe dha urdhër që të zhdukeshin. Një gjueti masive nisi ndaj harabelave të shkretë, saqë u kalua në situata krejtësisht qesharake, kur harabelat morën “strehim politik” në ambasadën polake në Pekin. Punonjësit e ambasadës nuk i lejuan të hynin në territorin e ambasadës zelltarët e Gardës Revolucionare dhe ata e rrethuan ambasadën me kusija, tepsija, dajre e daulle, derisa i shfarosën harabelat e shkretë. Mirëpo kështu është kur puna mbetet në duart e një lideri injorant.

Harabelat duke qenë se janë pjesë e një zinxhiri ekologjik natyror Zoti i ka bërë, që ata të ushqehen me dëmtuesit e grurit (miza apo krimba) dhe për pasojë shfarosja pa mëshirë e harabelave solli shumimin e dëmtuesve të grurit. Kështu populli nuk kishte më grurë që të ushqehej pasi të mbjellat morën fund nga dëmtuesit dhe plasi Uria e Madhe në Kinë me pasoja tragjike, ku si padashje humbën jetën minimalisht 36 milionë kinezë (flitet që ky numër për shkak se statistikat mbahen të fshehura nga regjimi komunist shkojnë deri në 72 milionë.)

Videot me gjahun e harabelave gjehen lehtësisht në youtube me fjalën kyçe #sparroës #greatfamine China.

Fjalia “Tre vite të Hidhura” përdoret shpesh nga fshatarët kinezë për t’iu referuar kësaj periudhe. Ja pra, si me shaka humbën jetën 36 milionë kinezë dhe më pas Kinës iu desh të importonte nga Bashkimi Sovjetik rreth dy miliardë harabela për ta ripopulluar edhe një herë Kinën me këto krijesa të vogla, të cilat me shumë urtësi na i ka ndaluar t’i vrasim profeti ynë i mirë Muhamedi – paqja e Zotit qoftë mbi të – rreth 14 shekuj më parë.

Kështu do t’ju bëhen të qarta njerëzve argumentet dhe urtësitë e Zotit dhe të Dërguarit të Tij, dhe se ideologjitë materialiste komuniste të majta i kanë sjellë dëme të pallogaritshme njerëzimit, dhe do t’i sjellin përsëri sa herë që do të merren seriozisht nga njerëzit dhe popujt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit