-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

SHBA, Donald Trump mblodhi 138.7 milionë dollarë donacione në korrik

Më të lexuarat

“Shuma e donacioneve të mbledhura për fushatën zgjedhore të Trumpit arriti 138.7 milionë dollarë në korrik ndërsa shifra totale arriti në 327 milionë dollarë”, thuhet në deklaratë

Raportohet se 138.7 milionë dollarë donacione janë mbledhur në korrik për fushatën zgjedhore të ish-presidentit amerikan dhe kandidatit presidencial të Partisë Republikane, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Në faqen zyrtare të fushatës zgjedhore të Trumpit është bërë një deklaratë për këtë çështje.

“Shuma e donacioneve të mbledhura për fushatën zgjedhore të Trumpit arriti 138.7 milionë dollarë në korrik ndërsa shifra totale arriti në 327 milionë dollarë”, thuhet në deklaratë.

Ekipi i zëvendëspresidentes, Kamala Harris njoftoi më 22 korrik se 81 milionë dollarë iu dhuruan Harrisit në 24 orët e fundit pasi presidenti amerikan Joe Biden e emëroi atë për kandidaturën presidenciale.

Sipas njoftimeve në mediat amerikane, shifra në fjalë është regjistruar si shuma më e lartë e donacionit e arritur brenda 24 orëve.

Ndërsa shuma e donacioneve të mbledhura në javën e parë të fushatës së Harrisit për zgjedhjet arriti në 200 milionë dollarë.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit