-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Katar, masa intensive sigurie për ceremoninë mortore të Ismail Haniyeh

Më të lexuarat

Në kryeqytetin e Katarit, Doha, janë marrë masa intensive sigurie për ceremoninë mortore qo do zhvillohet për kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh i cili u vra në Iran

Në kryeqytetin e Katarit, Doha, janë marrë masa intensive sigurie për ceremoninë mortore qo do zhvillohet për kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh i cili u vra në Iran, raporton Anadolu.

Që në orët e natës radhë të gjata janë krijuar në aeroportin ndërkombëtar “Hamad” për ceremoninë mortore e cila do të mbahet me pjesëmarrjen e zyrtarëve nga shumë vende.

Disa rrugë në bulevarde në Doha janë mbyllur për trafikun ndërsa forcat e sigurisë së Katarit kanë marrë masa intensive sigurie veçanërisht në dhe përreth xhamisë “Muhammad bin Abdulwahhab”, në të cilën pas namazit të xhumasë do të mbahet ceremonia mortore.

Po ashtu prani intensive është krijuar edhe nga gazetarët dhe institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të medias që janë mbledhur përreth xhamisë.

Trupi i Haniyeh do të varroset me një ceremoni mortore që do të mbahet pas namazit të xhumasë.

– Atentati ndaj liderit të Hamasit në Iran

Haniyeh ndodhej në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkiyan.

Ushtria e Gardës Revolucionare e Iranit në një deklaratë mëngjesin e 31 korrikut, njoftoi se ndaj Haniyeh është kryer sulm në rezidencën ku ai po qëndronte në Teheran.

Për atentatin, Irani dhe Hamasi mbajtën përgjegjës Izraelin ndërsa zyrtarët izraelitë janë shmangur nga deklarata lidhur me ngjarjen. Haniyeh u zgjodh kryetar i Byrosë Politike të Hamasit nga Këshilli Shura i Hamasit më 6 maj 2017, duke zëvendësuar Khaled Mashaal-in.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit