-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Izraeli dëshiron të bllokojë 2.3 milionë palestinezë në vetëm 14 për qind të tokës së Gazës”

Më të lexuarat

Lazzarini thotë se aktualisht vetëm 14 për qind e Rripit të Gazës mbetet jashtë zonave që Izraeli dëshiron që të evakuohet

Ushtria izraelite dëshiron të burgos rreth 2.3 milionë palestinezë të zhvendosur në vetëm 14 për qind të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Palestinezët që jetojnë në Gaza vazhdojnë të jenë subjekt i migrimit të detyruar për shkak të sulmeve izraelite. Ushtria izraelite, e cila dëshiron që disa vende që më parë pretendonte se ishin “të sigurta” të evakuohen, ka dëbuar me forcë shumicën e palestinezëve në Gaza në rajonin Al-Mawasi.

Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini dha një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale lidhur me zhvendosjen e vazhdueshme të detyruar në Gaza.

Ai tha se banorët e Gazës u zhvendosën me forcë për shkak të urdhrave të “evakuimit” të qeverisë izraelite dhe se kjo krijoi panik dhe kaos.

– Shumica e banorëve të Gazës detyrohen të migrojnë një herë në muaj

Lazzarini deklaroi se pas këtyre udhëzimeve të evakuimit, njerëzit shpesh kanë disa orë kohë për t’u larguar nga zona ku ndodhen dhe migrojnë në këmbë ose me karrocë gomari.

Duke theksuar se pothuajse të gjithë në Gaza preken nga këto urdhra “evakuimi”, Lazzarini tha se shumë banorë të Gazës janë detyruar të migrojnë një herë në muaj që nga 7 tetori.

Ai vuri në dukje se banorët e Gazës vazhdojnë të kërkojnë një vend të sigurt që nuk ekziston në rajon. “Kjo taktikë evakuimi sjell vetëm më shumë mjerim, frikë dhe dhimbje për njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me këtë luftë. Populli i Gazës nuk janë topa të ping-pongut apo shahut, ata janë njerëz”, tha Lazzarini.

Lazzarini thotë se aktualisht vetëm 14 për qind e Rripit të Gazës mbetet jashtë zonave që Izraeli dëshiron që të evakuohet. Kjo do të thotë se shumica e popullsisë në Gaza, ku jetojnë rreth 2.3 milionë palestinezë, është e shtrydhur në një zonë të ngushtë.

Sipas të dhënave të OKB-së, 9 nga 10 persona në Gaza u zhvendosën me forcë për shkak të sulmeve dhe “evakuimeve” izraelite. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se rajoni Al-Mawasi, ku u strehuan palestinezët e zhvendosur, ishte shumë i mbushur me njerëz dhe nuk kishte vend as për një tendë.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit