-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ndikimi Historik i Muslimanëve në Ligjin dhe Kulturën Evropiane

Më të lexuarat

Franca në veçanti dhe Evropa në përgjithësi janë ndikuar thellësisht nga muslimanët në fusha të ndryshme të jetës, sepse evropianët i dërgonin fëmijët e tyre në vendet e muslimanëve për tetë shekuj me radhë, deri sa kultura e muslimanëve u përhap në Evropë. Historiani francez Gustave Le Bon në librin e tij “Civilizimi i Arabëve” përmendi se gjenerali Napoleon Bonaparti, kur u kthye në Francë nga Egjipti, mori një libër të jurisprudencës nga shkolla e Malikive, i quajtur “Shpjegimi i Dardirit mbi tekstin e Khalilit”.

Historiani francez Louis Sédillot shkoi më tej në librin e tij “Përmbledhje e Historisë së Arabëve”. Ai tha se ky libër i jurisprudencës që mori Napoleoni, urdhëroi të përkthehej dhe mbi të ndërtoi ligjin francez, që ishte një nga arsyet kryesore të ngritjes së shtetit, veçanërisht në fushën e dispozitave, kontratave dhe angazhimeve, duke bërë që jurisprudenca islame Malikite të kishte një ndikim të madh në legjislacionin francez, veçanërisht në kodin civil të njohur si Kodi i Napoleonit.

Në disa vende, u përmend se qeveria franceze urdhëroi përkthimin e librave të jurisprudencës malikite. Ai tha: “Shkolla e Malikut është ajo që tërheq vëmendjen tonë në veçanti, për shkak të lidhjeve tona me arabët e Afrikës. Qeveria franceze ia ngarkoi Dr. Nicolas Perron përkthimin në frëngjisht të librit “Mukhtasar” në jurisprudencë të Khalil bin Is’hak bin Jakubit, i cili vdiq në vitin 1422.
Nicolas Perron iu bind këtij urdhri dhe e përktheu librin e Khalilit në gjashtë vëllime, të cilat u shtypën në Francë në vitin 1855 nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes Franceze dhe u titulluan në arabisht: “Mukhtesar (përmbledhje) në jurisprudencë sipas shkollës së Imam Malik bin Enes nga Khalil bin Is’hak el-Maliki”.

===

Burimet:

  • “El-Medkhal el-Fikhi el-Aam” (1/299-300, 307)
  • “Ndikimi i jurisprudencës islame në ligjet perëndimore” (fq. 3)
  • “Mendimtarët e Islamit” (3/355)
  • “Historia e Arabëve” (2/398)
  • “Divani i ankesave” Dr. Hamdi (fq. 318/322)
  • “Ndikimi i jurisprudencës malikite në ligjin civil francez” (fq. 12 e më tej)
  • “Ndikimi i jurisprudencës së Imam Malikut në ligjin civil francez (Kodi i Napoleonit)” (fq. 21)
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit