0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Katër ballkanasit e një grabitjeje në Zvicër: armiq etnikisht, miq kriminalisht!

Më të lexuarat

Tentuan të përlajnë bizhutë e një argjendarie në Lugano, por “Pantera” u doli e dështuar

Dy serbë e dy kroatë janë arrestuar pasi kanë tentuar të grabisin një argjendari në qytetin zviceran të Luganos, në mes të ditës dhe në sy të shumë kalimtarëve dhe turistëve.

Mediat zvicerane kanë publikuar një video ku shihen të katër ballkanasit, etnikisht armiq por kriminalisht miq, të cilët sipas recetës së famshme të “Pink Panthers” tentojnë të grabisin një argjendari, kur policët shfaqen dhe i rrethojnë.

Një person ka tentuar të arratiset dhe ka sulmuar një polic që e ka kapur dhe pas një përleshjeje dhe me ndihmën e qytetarëve të rrethuar ka arritur ta mposht dhe ta arrestojë

Tentativa për grabitje ka ndodhur më 2 korrik rreth orës 11:40, ku  madje një polic i Luganos ka qëlluar dy të shtëna në dy momente të ndara gjatë ndërhyrjes.

Mësohet se grabitësit janë kapur nga dy policë me biçikleta.

“Kur mbërriti policia, hajdutët po vidhnin bizhuteritë e ekspozuara në dritare. Sapo e kuptuan se çfarë po ndodhte, dy policët lanë biçikletat dhe nxorrën armët, duke urdhëruar grabitësit të dorëzoheshin. Ishte në këtë fazë të parë të grabitjen që njëri prej tyre, duke mbajtur në çantën e dorës me sende të vjedhura, arriti të arratisej, por shpejt u kap”, thuhet në një deklaratë.

Për ironi, rreth dhjetë vjet më parë, argjendaria “Taleda” ishte në shënjestër të dy grabitësve të cilët sipas mediave zvicerane tentuan ta grabisin atë në emër të një shtetasi serb. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit