0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sufizmi dhe stagnimi shkencorë

Më të lexuarat


Ibën Ashur, Allahu e mëshiroftë, thotë:
Prej shkaqeve të vonimit të muslimanëve është edhe:
Ngjyrosja e muslimanëve me tarikatet sufiste saqë rrallë mundesh të gjesh musliman që nuk është i lidhur me ndonjë tarikat sufist.
Kjo bëri që ata të kënaqen me gjendjen ekzistuese, të habiten pas saj dhe të mendojnë se kjo (tesavufi) është qëllimi i krejt shkencave duke i nënçmuar shkencat e tjera, përveç shkencave mbi njohjen e Allahut (i cili është tesavufi tek ata).
Sufizmi është një shkencë e mbushur me simbole dhe mistere, gjë që i ka mësuar njerëzit të pranojnë atë që nuk e kuptojnë dhe të kënaqen me të, dhe se kjo ka ndikuar negativisht në mendjet dhe kulturat e tyre.
Pasi që këto dukuri janë bërë statike tek muslimanët është bërë e vështirë të heqësh qafe këto ndikime pa kaluar një periudhë të gjatë dhe pa përpjekjet e vazhdueshme të këshilltarëve dhe reformatorëve.
Elejses-Subhu bikarijb, fq. 161


Përktheu: Bekir Halimi


*Teksti vë në pah kritikën e Ibën Ashurit ndaj disa aspekteve të sufizmit dhe se si, sipas tij, këto kanë kontribuar në zvogëlimin e interesimit për shkencat racionale dhe fetare të tjera, duke çuar në një lloj stagnimi intelektual dhe kulturor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit