3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gruevskit i ngatërrohet matematika me të punësuarit, 5800+7150=19000

Më të lexuarat

Kryeministri, Nikolla Gruevski ka bërë të ditur se vetëm gjatë këtij viti janë punësuar 19 mijë persona të rinj në Maqedoni
Sipas tij këto punësime janë bërë nga 1 janari 2015 e deri më 11 tetor shkruan Zhurnal. Gruevski thotë se janë punësuar 5800 persona nga firmat e huaja që kanë investuar në Maqedoni dhe 7150 persona janë punësuar nga projekti qeveritar “Maqedonia punëson”.

Mirëpo gjatë sqarimit në Televizionin Sitell, kryeministri flet se janë punësuar 19 mijë persona duke i mbledhur 5800 dhe 7150 puntor të rinjë. Në fakt sipas këtyre shifrave janë punësuar 12950 persona e jo 19.000, transmeton zhurnal.

Gruevski flet edhe për investimet e huaja.

Ai madje flet se gjatë mandatit të tij ka punësuar 75 mijë qytetar nga Maqedonia dhe vendi ka arritur rekordin e papunësisë që nga viti 1991 e deri më sot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit