-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vazhdon aksioni për shpërndarjen e mishit të kurbanit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 9 korrik 2024

Shpërndarja e mishit të kurbanit nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka vazhduar edhe sot.

Kontingjenti i radhës me mish kurbani ka arritur sot në depot e Shoqatës “Bereqeti”, e i cili menjëherë është shpërndarë.

Prishtina, Gjakova, Deçani dhe Istogu ishin katër komunat e radhës, të cilat përfituan mishin e kurbanit.

Një numër i madh i qytetarëve në Prishtinë ishin përfitues të mishit, e për këtë dhuratë, u shprehën tejet falënderues ata.

I gjithë procesi i therjes së kurbanëve është monitoruar nga Komisioni i BIK-ut dhe certifikuesit “Hallall”.

Mishi i kurbanit po mbërrin në çdo cep të Kosovës për të gjitha familjet pa asnjë dallim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit