-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Polonia kërkon ndihmë nga shtetet e NATO-s për të patrulluar kufirin me Bjellorusinë

Më të lexuarat

Polonia shpreson që rojet kufitare dhe policia nga Finlanda, Gjermania dhe Greqia do të shkojnë në këtë shtet për t’i ndihmuar që të patrullojë kufirin me Bjellorusinë, tha një zyrtar i lartë.

“Përgatitjet janë duke u bërë dhe këto janë shtete që kanë përvojë në mbrojtjen kufitare. Veçmas, për shembull, përvoja e Greqisë mund të jetë shumë e dobishme”, tha zyrtari i lartë qeveritar për gazetarët.

Kufiri mes Polonisë dhe Bjellorusisë është në qendër të vëmendjes, pasi zyrtarët perëndimorë e akuzojnë Qeverinë në Minsk se po përdorë migrantët që i sjellë në Evropë për “luftën hibride”.

Përpjekje të vazhdueshme në kufirin e Polonisë për t’i zmbrapsur migrantët që nis Bjellorusia

Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex, tha se numri i personave që tentuan të kalonin për në BE përmes kufirit lindor të bllokut pothuajse u dyfishua në pesë muajt e parë të vitit 2024, edhe pse kjo rrugë nuk është aq e përdorur nga migrantët krahasuar me rrugët e tjera që përdoren për të hyrë në Evropë.

Zyrtarët në Poloni dhe Finlandë muajt e fundit kanë paralajmëruar se numri i personave që po tentojnë të kalojnë përmes Bjellorusisë apo Rusisë mund të rritet në një periudhë të shkurtër kohore.

Greqia ka zgjatur rrethojë e saj në kufirin me Turqinë, ndërkaq Finlanda po synon të mbyllë një rrugë të re të migrantëve përmes Rusisë për në Evropë duke dislokuar më shumë patrulla kufitare, dronë dhe detektorë elektronikë. Ky shtet po ashtu është duke ngritur një rrethojë.

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, gjatë një interviste dhënë të enjten për televizionin publik polak tha se migrantët që shkojnë në këtë shtet nga Bjellorusia mund të përfshijë edhe persona që janë të trajnuar për të sulmuar ushtarët polakë.

Më herët gjatë javës, Gjermania dhe Polonia paraqitën një plan të përbashkët veprimi përmes së cilit u pajtuan që të rrisnin bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe forcimin e pranisë së NATO-s në kufirin lindor të aleancës.

/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit