-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Triumfi i muslimanëve në Hattin, 4 Korriku “Ditë e Fitores për Muslimanët” – Bekir Halimi

Më të lexuarat

25 Rebiuth-Thani 583 h./ 4 Korrik 1187

Në këtë datë triumfuan muslimanët nën komandë të Sulltanit Fitimtarit Salahudin El-Ejubit kundër ushtrisë së kryqëzatave, e cila betejë ishte vendimtare për çlirimin e Jerusalemit dhe shumicës së vendeve të cilat i kishin nën okupim kryqtarët.

Kjo disfatë e kryqtarëve ishte shumë poshtruese për kryqtarët sepse në këtë betëjë u zu rob mbreti i tyre dhe u shkatërrua ushtria më e madhe, e cila ishte grumbulluar për këtë betejë.

Pas nëntëdhjetë viteve të okupimit të Jerusalemit iu rikthya përsëri muslimanëve.

Ushtria e Salahudin El-Ejubit kishte 25 mijë ushtarë përballë ushtrisë së kryqzatave, e cila numëronte 63 mijë ushtarë.

Ushtria e Salahudinit i vrau 30 mijë ushtarë kryqtarë edhe 30 mijë tjerë i kapën rob lufte.

Vetëm tre muaj më pas, me 15 Rexheb të njejtit vit (583 h.), 1187 miladij rrethakuan qytetin e Jerusalemit dhe i ndërpretën të gjitha furnizimet që i vinin qyteti.

Salahudini kishte grumbëlluar 60 mijë ushtarë për këtë mision të jashtëzakonshëm edhe pas 12 ditëve të shtetrrethimit që i bëri qytetit të jerusalemit (Kudsit) filluan të depërtojnë brenda qytetit dhe kur e pa komandanti që qeveriste me Jerusalemin në atë kohë, Balijani, ofroi marrëveshje, të cilën e pranoi Salahudin El-Ejubi edhe u futën në Jerusalem më 27 Rexheb, të vitit 583 h. Ose me 2 Tetor të vitit 1187.

Kanë kaluar 837 vjet (862 vjet hixhri) nga kjo fitore e madhe e muslimanëve në Hattin nën komandën e Sulltanit Fitimtar, Salahudin El-Ejubit, Allahu e gëzoftë me Xhennetin Firdeus!

Kjo betejë na i dha disa mësime:

1. Beteja e Hattinit ishte fillimi i përfundimit të pranisë së kryqtarëve në këtë rajon.

2. Ishte katastrofa më e madhe ushtarake e cila u kishte ndodhur kryqzatave në këtë kohë .

3. Arritën muslimanët të mposhtin okupimin më të madh që kishin në mesjetë.

4. Përfundoi shekulli i dobësisë së muslimanëve, e cila zgjati nëntë dekada në lindjen islame.

5. Ishte çelës i çlirimeve islame edhe fillimi i rikthimit të Bejtul-Makdisit, Jerusalemit në gjirin islam dhe i tokave tjera të Palestinës.

6. 30 mijë ushtarë kryqtarë u vranë në këtë betejë dhe 30 mijë të tjerë u zunën rob.

Përgaditi: Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit