-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Malajzia dhe Indonezia të gatshme të dërgojnë forca paqeruajtëse në Gaza

Më të lexuarat

Në deklaratën e tij në rrjetet sociale, kryeministri i Malajziës deklaroi se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Indonezisë, Prabowo Subianto

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, deklaroi se janë të gatshëm të dërgojnë forca paqeruajtëse për të siguruar armëpushim në Gaza, e cila është nën sulmet izraelite, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e tij në rrjetet sociale, Ibrahim deklaroi se ka pasur një bisedë telefonike me Prabowo Subianton, i cili u zgjodh president i Indonezisë dhe do të marrë detyrën në tetor.

Duke thënë se me Subianton kanë biseduar për sulmet ndaj Palestinës, Ibrahim ka deklaruar se janë të gatshëm të dërgojnë paqeruajtës në Gaza në bashkëpunim me Indonezinë, nëse kjo kërkohet nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Ibrahim tha se përveç Palestinës, është biseduar për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të ASEAN-it.

Prabowo Subianto, i cili u zgjodh president i Indonezisë dhe do të fillojë detyrën e tij në tetor, në fillim të qershorit tha se janë të gatshëm të dërgojnë forca paqeruajtëse për të siguruar një armëpushim në Gaza.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit