-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Policia shqiptare, në “FOCUS DAY” për parandalimin e vjedhjeve në banesa

Më të lexuarat

Fushata sensibilizuese e organizuar në të gjithë Bashkimin Evropian

Policia e Shtetit i bashkohet fushatës sensibilizuese “FOCUS DAY” të organizuar në të gjithë Bashkimin Evropian për parandalimin e vjedhjeve në banesa. Kjo fushatë është pjesë e aktivitetit operacional EUCPN-OA 7.1 “Domestic Burglary Prevention” të Platformës Europiane “EMPACT OPC – për krimet kundër pronës”.

Policia e Shtetit njoftoi se, në fokus këtë vit është parandalimi i vjedhjeve të përsëritura në banesa dhe rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit për të rritur vigjilencën dhe sigurinë e banesave. Ekspertët dhe punonjësit e Policisë do të përdorin informacionet e fituara gjatë punës së tyre për të identifikuar banesat potenciale të rrezikuara dhe për të shtuar patrullimin në zonat e prekura.

Gjatë sezonit veror, rreziku i vjedhjeve në banesa dhe shtëpi pushimi rritet, prandaj autoritetet e Policisë inkurajojnë qytetarët të jenë vigjilentë dhe të marrin masa për të siguruar pronën e tyre.

Për çdo rast të vjedhjes, qytetarët mund të denoncojnë në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit është në shërbimin e qytetarëve 24/7 për të garantuar sigurinë publike dhe parandalimin e krimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit