Përfaqësues të institucioneve lokale dhe politike vizituan sot KBI të Gjakovës për të uruar festën e Kurban Bajramit
Sot, me rastin e festes së Kurban Bajramit, Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, në krye me dr. Valon ef. Myrta, e vizituan për urime Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj me bashkëpunëtorë, Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Maj. Milazim Lumi, Kryetari i degës së PDK-së, z. Hajdar Beqa me bashkëpunëtorë, Kryetari i degës së LDK-së, z. Shefqet Shehu me bashkëpunëtorë, Kryetari i degës së Lëvizjes VV, deputeti Agon Batusha dhe deputeti Ardian Gola me bashkëpunëtorë, përfaqësues të PD-së, në krye me z. Shefqet Mullahasani, si dhe përfaqësues të Alternatives në krye me kryetarin e degës Agon Dobruna dhe zëvëndës Ministri, Ali Tafarshiku.