3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024


Borrell godet sërish, kësaj here “antisemitizmin” abuziv

Më të lexuarat

Vijojnë qëndrimet befasuese parimore të kryediplomatit të BE-së

Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se disa vende evropiane po përpiqen të frikësojnë gjyqtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) lidhur me padinë ndaj liderëve izraelitë, duke paralajmëruar ato vende që të ndalojnë “ndërhyrjen” dhe të respektojnë institucionin.

Kryeprokurori i IÇ-së, Karim Khan, njoftoi të hënën se kishte kërkuar lëshimin e urdhër-arresteve për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe tre zyrtarë të Hamasit.

“Prokurori deklaroi vetëm akuzat dhe gjykata do të vendosë”, tha Borrell për transmetuesin shtetëror spanjoll TVE.

“Ndërkohë, u kërkoj të gjithëve, duke filluar me qeveritë izraelite dhe ato evropiane, të mos i frikësojnë gjyqtarët”.

“Mos i kërcënoni, mos u përpiqni të ndikoni në vendimin e tyre, ndonjëherë me kërcënime dhe skualifikime shumë të rënda”, shtoi ai.

Izraeli mohon se ka kryer krime lufte në Gaza dhe pretendon se GJNP nuk ka juridiksion mbi të. Ai u bëri thirrje shteteve që ta refuzojnë rastin, të cilin e konsideron të motivuar politikisht. Hamasi gjithashtu hodhi poshtë akuzat.

Izolimi i Izraelit

Disa vende kritikuan vendimin e ICC, duke përfshirë SHBA-në, aleatin më të ngushtë të Izraelit që nuk është palë në gjykatë. Të enjten, Hungaria e shpalli urdhërarrestin një “vendim politik” që diskrediton gjykatën.

Izolimi i Izraelit në arenën ndërkombëtare u rrit më tej këtë javë me vendimin e Spanjës, Norvegjisë dhe Irlandës për të njohur një shtet të pavarur palestinez, shkruan Reuters.

Borrell tha se vendet e tjera evropiane po konsiderojnë gjithashtu njohjen e Palestinës, pa bërë të ditur se cilat prej tyre.

Ai gjithashtu theksoi se kritikimi i Izraelit nuk duhet të konsiderohet antisemitizëm.

“Sa herë që dikush merr një vendim për të mbështetur shtetësinë palestineze, diçka që të gjithë në Evropë e mbështesin, reagimi i Izraelit është ta paraqesë atë me një sulm antisemitik,” vuri në dukje ai.

Borrell, ndryshe nga fillimet e luftës në Gaza, po ndjek një kurs kritik ndaj Izraelit, madje dhe ndaj SHBA-së, për mbështetjen e saj ndaj shtetit hebre, duke habitur me qëndrimet e tij parimore në këtë rast, kundrejt një tmerri që po ndodh në Lindjen e Mesme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit