5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Erdogan për Netanyahun: Fat si Hitleri, Mlladiçi dhe Karaxhiçi!

Më të lexuarat

Presidenti turk paralajmëron synimet famëkeqe izraelite nëse nuk ndalen

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se fati i liderëve serbë të Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç, pas të cilëve qëndronin Evropa dhe shumë vende gjatë kryerjes së gjenocidit në Bosnje dhe Hercegovinë, pret kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, të cilin ai e quajti “kasapi i Gazës”, raporton Anatolia.

Erdogan iu drejtua anëtarëve të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në parlamentin turk. Gjatë fjalimit të tij, ai hoqi një paralele midis Holokaustit, gjenocidit në Srebrenicë dhe masakrave izraelite që po ndodhin në Gaza për më shumë se gjysmë viti.

“Mos harroni, Hitleri nuk ishte i vetëm kur kreu Holokaustin. Shumë vende në Evropë e mbështetën Hitlerin. Ndërsa Hitleri po kryente masakra dhe gjenocid të pamëshirshëm, ai ndihej shumë i fortë, i fuqishëm dhe i pathyeshëm. Çfarë ndodhi? Ai qëlloi veten në kokë dhe trupi i tij i djegur u gjet në bunkerin e tij, i cili ishte në gërmadha, si Gjermania”, tha Erdogan.

“Bota po shikonte në heshtje”

Ai theksoi se Evropa dhe shumë vende gjithashtu qëndruan pas liderëve serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, ndërsa ata po kryenin masakra në Bosnje.

“Ndërsa kryenin gjenocid në Srebrenicë, e cila supozohej se ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara, vendet e fuqishme të botës qëndruan pas tyre. Ata vranë 8372 vëllezër tanë boshnjakë para syve të botës. Ata kurrë nuk e kishin menduar se një ditë do të duhej të paguanin për të. Dhe çfarë ndodhi? Ata u kapën, u sollën në gjykatë dhe dikur politikanët e ‘fuqishëm’ dhe gjeneralët gjenocidalë u vunë në përgjegjësi. Tani ata presin vdekjen në burg. Mos harroni, ‘kasapin e Gazës’ Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij në gjenocidin në Gaza, herët a vonë e pret i njëjti fat”, nënvizoi Erdogan.

“Ndërsa gjenocidi kryhej në Srebrenicë, bota e shikonte në heshtje,” vazhdoi ai.

Erdogan kujtoi se palestinezët sot kujtojnë 76 vjetorin e Nakba-s dhe shtoi: “Ne e ndjejmë trishtimin e Nakba-s po aq sa edhe palestinezët, të cilët herët a vonë do të kthehen në shtëpitë e tyre”.

“Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të përgjigjen për çdo pikë gjaku që ata derdhin. Ne do të bëjmë presion ndaj autorëve të gjenocidit që të mbajnë përgjegjësi para ligjit”, nënvizoi Erdogan dhe shtoi:

“Mos mendoni se Izraeli do të ndalet në Gaza. Nëse ky shtet i shthurur dhe terrorist nuk ndalet, herët a vonë do të kthehet në Anadoll me iluzionin e ‘tokës së premtuar’”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit