Ndërgjegjësohet dhe gazetari i njohur britanik mbi skrupujt e munguar tërësisht të një shteti të pashpirt
Gazetari britanik Piers Morgan e vuri në siklet zëdhënësin e qeverisë izraelite Avi Heyman në një intervistë të martën e kaluar kur diskutimi u kthye në numrin e civilëve të vrarë nga forcat izraelite në Gaza.
Dita e keqe e Heyman ishte e dukshme në fillim të debatit kur ai pretendoi se Izraeli ka larguar në mënyrë të sigurtë 100,000 civilë nga Rafah, me Morganin që i kujtoi menjëherë atij se “kjo lë rreth 1.4 milionë civilë që kanë mbetur pas”.
Gjërat u përkeqësuan edhe më keq kur gazetari britanik tha se “keni vrarë 40,000 njerëz në Gaza dhe mes tyre shumë civilë, gra dhe fëmijë” me Heyman duke i thënë atij “nga numri i Hamasit që ju citoni, më shumë se 14,000 janë terroristë që ne neutralizuam. ”
“Pra, sa civilë mendoni se keni vrarë?”, vijoi Morgan, me zëdhënësin izraelit duke thënë “ne nuk kemi numra të saktë, kështu që siç e dini situata me luftën është e mjegullt”.
“Meqenëse e dini saktësisht se sa terroristë keni vrarë, duhet të dini edhe sa civilë. Përndryshe, ju i jepni përparësi jetës së terroristëve mbi jetën e të pafajshmëve,” vazhdoi Morgan.
Megjithatë, kur përfaqësuesi izraelit pretendoi se “numrat e dhëna nga Hamasi janë të gabuara”, gazetari britanik u përgjigj: “mirë, pasi e kanë gabim, pse ma përmendët mua?”.
“Ju jeni përfaqësuesi i qeverisë izraelite dhe nuk e dini sa civilë keni vrarë?!”, këmbënguli Morgan. “Unë nuk e kam atë informacion, nuk jam i autorizuar t’jua jap,” u përgjigj Heyman dhe më pas gazetari britanik shpërtheu: “Kjo që po më thoni është e pakuptimtë. Pra, jeni i autorizuar të më tregoni numrin e terroristëve që keni vrarë, por jo numrin e civilëve? Ju vini këtu si përfaqësues i Izraelit dhe nuk doni të pyeteni se sa civilë keni vrarë sepse nuk e dini. E kuptoni sa qesharake është kjo?”
“Ne jemi në një situatë të mjegullt,” përsëriti Heyman, me Morgan duke u përgjigjur: “Duket se ky është rasti me civilët dhe jo me terroristët e Hamasit(!!!)”.
Kështu, edhe Morgan duket se është ndërgjegjësuar më në fund për atë se ëfarë përfaqëson shteti izraelit, se sa jo vetëm brutal, por dhe sa pa moral dhe pa skrupuj është. /tesheshi.com