3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sinjalet e “frikshme” nga Eurosong-u: a po i vjen fundi qytetërimit europian?

Më të lexuarat

Komenti i thukët i profesorit kosovar mbi shijen e shpifur nga një event degjenerimi

Nga Eurovizion u përcoll një tjetër mesazh i dekadencës së rëndë morale të Europës, ku fitues u shpall një krijesë e papërcaktuar sot në gjini, pra një nga ato shpëfytyrime morale që t’i sjellin zorrët te goja, ku te ata nuk lexohet ndonjë grim art, as në vijë melodike e as në tekste.

Kënga aty si art muzikor, pothuajse është e zhbërë tërësisht, ku kryesore janë performancat kinse spektakolare, në fakt krejt të shpifura prej imoralitetit që përcjellin.

Pos kësaj, zgjidhen për fitues mishërime ekstreme të kësaj dekadence të thellë, ulëritëse, të cilat janë paralajmëruese të një fundi, siç ka ndodhur dhe me qytetërime të mëparshme, nëse nuk preferohet të lexohen Ligjet e Zotit përgjatë historisë.

Këtë shkruan në pak rreshta intelektuali kosovar Milazim Krasniqi.

“Evrovizioni nga viti në vit po bëhet festival abnormal. Sivjet e arriti kulmin, sidomos me fituesin, që duket si simbol i degjenerimit në një fazë të avancuar.

Ky festival e rrënon pretendimin se Evropa ka trashëgimi judeo-kristiane dhe se qëndron mbi vlerat e Iluminizmit.

Ky festival Evropën e paraqet si mbeturinë të dekadencës pagane romake dhe si gjendje pa shpresë të katandisjes postmoderniste.

Duke u bazuar në mësimet e Shpalljeve të Shenjta, e dimë se degjenerimi, nëse nuk ndalon, mbyllet me shkatërrimin e qytetërimit të degjeneruar. Ligjet e Zotit nuk ndryshojnë”, shkruan thukshëm Krasniqi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit