Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti mbledhjen e rregullt me imamë
Fillimisht Kryetari i KBI të Gjakovës, Valon ef. Myrta falënderoi imamët për punën dhe angazhimin e bërë gjatë muaji të begatë të Ramazanit. Ai vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe koordinimin e tyre me xhematin, në aktivitetet dhe punët që kanë zgjuar interes jo vetëm tek ata por edhe tek qytetarët.
Më pas Kryeimami i KBIGJ-së, Visar ef. Koshi, shqyrtoi raportin e aktiviteteve fetare, humanitare, kulturore dhe mediale gjatë muajit Ramazan. Ai shprehu kënaqësinë e tij të thellë për veprimtarinë e bujshme të imamëve në xhamitë ku ata shërbejnë.
Për fund u hap diskutimi për dhënien e rekomandimeve për një planprogram edhe më të pasur për Ramazanin e ardhshëm. Me ç’rast, imami Blerim ef. Rexha dhe Abdurrahman ef. Bejtullahu dhanë propozimet e tyre.