1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Banorët e një fshati në Serbi kërcënohen se do të bëhen myslimanë

Më të lexuarat

Vendësit e fshati Shopiq, afër Lazarevacit, Serbi, në një letër dërguar patriarkut Irinej, kanë kërkuar që të pengohet popi për ta rrëzuar kishën e fshatit. Nëse kisha do të rrëzohet, ata të gjithë do të kalojnë në fenë islame.

“Nëse nuk e marrim përkrahjen tuaj, të cilën e presim si besimtarë, do të jemi të detyruar të bëhemi, na fal o Zot, të kalojmë kolektivisht në fenë islame në mënyrë që me ligjet pozitive të Serbisë të kemi mbrojtje më të mirë për objektet tona dhe kështu ta ruajmë Jezu Krishtin në zemrat tona e në kokë të vëmë çfarëdo kapele për të mbrojtur tempujt tanë të shenjtë”, thuhet në letër, transmeton B92, përcjell Koha.net.

Vendësit kundërshtojnë vendimin e popit Mirko për ta rrëzuar kishën, e cila sipas tij, gjendet në një terren tokësor të rrëshqitshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit