2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024


Kush qëndron pas kësaj fotoje të vlerësuar me çmim?

Më të lexuarat

Kjo është “shkrepja e vitit” për World Press Photo Award 2024

Fotografi i Reuters Mohammed Salem ka fituar çmimin prestigjioz vjetor World Press Photo 2024 për një fotografi të një gruaje palestineze që mban trupin e mbesës së saj pesëvjeçare në një morg spitali në Rripin e Gazës, tha fondacioni i çmimeve.

Fotoja është bërë më 17 tetor 2023 në Spitalin Nasser në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, ku familjet po kërkonin të dashurit e tyre që u vranë gjatë bombardimeve izraelite.

Fotoja fituese, e cila u publikua në nëntor, tregon 36-vjeçaren Inas Abu Maamar duke qarë teksa mban trupin e mbuluar me çarçaf të mbesës së saj Saly në krahë në një morg spitali.

Juria tha se fotografia fituese e Salem “ofron një pasqyrë të mirëfilltë dhe metaforike për humbjen e paimagjinueshme”.

Salem ka punuar për Reuters që nga viti 2003 dhe fitoi çmimin World Press Photo në vitin 2010.

Gruaja e Salem lindi disa ditë përpara se ai të bënte foton fituese, e cila është “thellësisht prekëse”, tha anëtarja e jurisë Fiona Shields, e cila është drejtuesja e fotografisë së Guardian.

Fotografja Lee-Ann Olwage nga Afrika e Jugut fitoi çmimin e historisë së vitit me fotot e saj që dokumentojnë një rast të demencës në Madagaskar.

Në kategorinë e projekteve afatgjata fitoi Alejandro Cegarra nga Venezuela për serialin fotografik “Two Walls” për New York Times.

Fotografja ukrainase Yuliya Kochetova fitoi në kategorinë e formatit të hapur me projektin “Lufta është personale”, në të cilin ajo dokumentoi informacione rreth luftës duke përdorur fotografi, poezi, regjistrime audio dhe muzikë.

Juria zgjodhi fotot fituese nga 61,062 aplikime nga 3,851 fotografë nga 130 vende.

Fondacioni World Press Photo Awards tha në shpalljen e çmimeve vjetore se ishte e rëndësishme të njiheshin rreziqet me të cilat përballen gazetarët që mbulojnë konfliktet. Fondacioni deklaroi se 99 gazetarë dhe punonjës të medias që raportonin për luftën në Rripin e Gazës, e cila filloi më 7 tetor të vitit të kaluar, u vranë nga Izraeli. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit