1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Vuçiç për rezolutën e Srebrenicës: Do të luftojmë deri në fund!

Më të lexuarat

Ankthi i Beogradit për atë që pritet në fillim të majit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha rezoluta e pritshme për Srebrenicën nga OKB, e cila me gjasë do të miratohet në fillim të majit, konsiderohet si një sulm ndaj gjithë popullit serb, i cili në këtë mënyrë do të etiketohej si fajtor kolektiv për gjenocidin në Srebrenicë.

 “Serbia do të përdorë edhe mjete politike për t’iu kundërvënë të gjitha vendeve të NATO-s, nga Turqia në Gjermani, me faktin se ne e dimë që shanset tona janë minimale, por do të luftojmë deri në momentin e fundit”.

Vuçiç tha se ka biseduar me kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe se do t’i dërgojë të hënën të dërguarin e tij special me një letër ku do t’u kërkojë atyre “të mendojnë me kujdes për shkeljen e të gjitha procedurave, që lidhen me rezolutën për Srebrenicën”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit