3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shtroi iftar për xhematin dhe strukturat e ndryshme të shoqërisë

Më të lexuarat

Të mërkurën mbrëma, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shtroi iftar për strukturat e ndryshme të shoqërisë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në krye me Prof. Dr. Fahrush Rexhepi, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, Kryetari i KBI të Malishevës, Sead Paqarizi, Kryetarët e degëve të partive, Agon Batusha, Agon Dobruna, Hajdar Beqa, Shefqet Shehu, Fazli Hoxha, Bahri Bokshi, komandanti i stacionit policor, Major Milazim Lumi, përfaqësues të KFOR-it, FSK-së dhe institucioneve vendore, si dhe personalitete nga fusha të ndryshme, imamë dhe xhematlinjë nga të gjitha xhamitë e Gjakovës. 

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta, pasi i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për prezencën e tyre në këtë iftar modest, foli edhe për rëndësinë e muajit të Ramazanit.

“Ky iftar, siç ka bashkuar trupat, i bashkoftë zemrat rreth vlerave të përbashkëta, për një mirëqenie më të mirë për të gjithë ne. Dëshiroj edhe njëherë të rikujtoj veten dhe ju se iftari, në kohën e agjërimit, na kujton se ajo që detyrohemi në jetë është që të kemi kurajo, që me pasion dhe durim të arrijmë suksesin që dëshirojmë”, tha ndër tjera kryetari Myrta.

Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili foli për bashkëjetesën e bashkësive fetare në Gjakovë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me krerët fetarë në Gjakovës. 
“Është vërtet kënaqësi dhe nder që edhe kësaj radhe të jesh mysafir i Këshillit të Bashkësisë islame në Gjakovë. Besoj se Ramazani i cili bashkon besimtarët, i bashkon njerëzit edhe në Gjakovë, dhe në vazhdimësi përçon një mesazh të mirë, një mesazh bashkëpunimi, paqeje, humanizmi ndaj njëri-tjetrit.  

Fjalë mirënjohëse pati edhe anëtari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Dr. Fahrush Rexhepi, i cili ndër të tjera tha:  “Muaji i Ramazanit është muaj i shumë reflektimeve, është muaj shumë dimensional, muaji i agjërimit dhe adhurimit, muaj i leximit dhe Kuranit, është muaji i mëshirës hyjnore, i fitoreve dhe i sukseseve që muslimanët kanë shënuar pikërisht në këtë muaj. 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit