-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

OKB: Izraeli dëmtoi ose shkatërroi rreth 62 për qind të shtëpive në Gaza

Më të lexuarat

Ushtria izraelite vazhdon të sulmojë shtëpitë si dhe vendbanimet civile dhe infrastrukturën me sulme pa dallim në Gaza

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) tha se Izraeli ka dëmtuar ose shkatërruar rreth 62 për qind të shtëpive në Gaza me sulmet që ka kryer që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.

Në sulmet në të cilat forcat izraelite hodhën dhjetëra mijëra tonë bomba në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë më shumë se 33 mijë palestinezë dhe duke plagosur më shumë se 75 mijë, u shkatërruan shumë vendbanime civile, përfshirë spitale, shkolla, xhami, kisha dhe struktura historiko-kulturore.

Ushtria izraelite vazhdon të sulmojë shtëpitë si dhe vendbanimet civile dhe infrastrukturën me sulme pa dallim në Gaza.

Në postimin e bërë në llogarinë X të UNRWA-së në mediat sociale thuhet se “(sulmet e Izraelit në Gaza) Lufta e vazhdueshme ka dëmtuar ose shkatërruar rreth 62 për qind të shtëpive në Gaza”.

“Izraeli synon infrastrukturat kritike, përfshirë ndërtesat e OKB-së, ku u strehuan familjet e zhvendosura që ikën nga sulmet. Më shumë se 75 për qind e popullsisë është zhvendosur, shumica e tyre disa herë. Kur do të përfundojë kjo?”, thuhet në postimin e UNRWA-së.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 33.037 palestinezë, përfshirë të paktën 14.500 fëmijë dhe 9.560 gra, dhe u plagosën 75.668 persona.
AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit