Një minorene shqiptare e cila është emigrante së bashku me prindërit e saj në Greqi, është përdhunuar nga një 45 vjecar grek që rezulton të jetë edhe anëtar i Partisë neonaziste ‘Chrisi Avgji’. Lajmi është bërë publik nga mediet greke të cilat sqarojnë se e mitura jeton në një prej zonave të Athinës Verilindore dhe e ka njohur 45 vjeçarin që me profesion është nëpunës civil, përpara disa muajsh kur kompania shtetërore ku ai punonte, kryente disa punime në shkollën e zonës ku mësonte vajza.
Sipas mediave greke ai është i martuar me tre fëmijë dhe fillimisht e ka joshur adoleshenten shqiptare me premtime dhe oferta për punë. Ndërsa një ditë ai e ka çuar vajzën në një zonë të pabanuar dhe e ka përdhunuar duke e lënë njëkohësisht shtatzënë. 45-vjeçari është arrestuar nga policia greke por është shprehur se gjithçka e ka bërë me dëshirën e vajzës. Ndërkohë që ai është lënë i lirë me kusht duke paguar një garanci prej 30.000 eurosh, ai ka nisur se bashku me anëtarët e partisë së tij, presionet për të tërhequr denoncimin për përdhunim. Për mediet, prindërit e vajzës kanë pohuar se janë vazhdimisht nën kërcënime nga të rinj neonazist të cilët edhe në zgjedhjet e 17 qershorit kanë ruajtur përqindjet e votave të marra, duke qenë aktualisht forca e pestë në vend./koha/kohaislame