7.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Parlamentarë të BE-së të shitur te Moska?!

Më të lexuarat

Kryeministri belg: Rusët (nën)paguan deputetët evropianë për të punuar për ta

Përfaqësuesit e BE-së paguhen për të përhapur propagandën ruse, tha kryeministri belg Alexander De Croo.

De Croo tha se këtë javë “ka pasur bashkëpunim të ngushtë” midis shërbimeve të inteligjencës belge dhe çeke në çmontimin e rrjetit të propagandës rus.

“Për shembull, doli që Rusia iu afrua eurodeputetëve dhe gjithashtu i pagoi [ata] për të promovuar propagandën ruse këtu,” tha De Croo gjatë një debati në parlamentin kombëtar të Belgjikës mbi ndërhyrjen e huaj, pa përmendur emrat e ligjvënësve.

Një zëdhënës i De Croo tha për Politico.eu se kryeministri po i referohej vendimit të qeverisë çeke për të sanksionuar faqen e lajmeve Glas Evrope, për të cilën Praga tha se ishte pjesë e një operacioni të ndikimit pro-rus.

Ministria e Jashtme Çeke njoftoi të mërkurën se ka sanksionuar oligarkun ukrainas Viktor Medvedchuk, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin. Në deklaratë thuhet se Medvedchuk drejtoi një “operacion të ndikimit rus” nga Rusia në territorin çek duke përdorur Zërin e Evropës.

Kryeministri çek Petr Fiala tha të mërkurën se autoritetet kishin “goditur një rrjet pro-rus” që u përpoq të krijonte një operacion ndikimi me implikime sigurie për Republikën Çeke dhe BE.

“Ky vendim është në interes të sigurisë së Republikës Çeke, si dhe kontribuon në mbrojtjen e natyrës demokratike të zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Evropian”, shtoi Ministria e Punëve të Jashtme Çeke.

Faqja e Zërit të Evropës nuk është aktualisht e disponueshme dhe llogaria e saj në X (ish-Twitter) është mbyllur që nga e mërkura.

Zëvendës-zëdhënësja e Parlamentit Evropian, Delphine Collard, tha se parlamenti aktualisht po “shikon gjetjet” e autoriteteve çeke për Zërin e Evropës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit