“Në Gaza janë vrarë mbi 13 mijë fëmijë”, deklaroi zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder i cili përsëriti thirrjen e tij për sigurimin e armëpushimit
Zëdhënësi i Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), James Elder tha se mbi 13 mijë fëmijë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.
Përmes platformës së medias sociale X, Elder bëri një postim lidhur me vdekjet e fëmijëve në Gaza e cila ndodhet nën sulmet intensive dhe bllokadën e Izraelit.
“Në Gaza janë vrarë mbi 13 mijë fëmijë”, deklaroi zëdhënësi Elder i cili përsëriti thirrjen e tij për sigurimin e armëpushimit.