3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Zorra Qorre” – Apendiciti mund të kurohet me antibiotikë (pa kirurgji)

Më të lexuarat

Prej shumë kohësh bisturia (kirurgjia) ka qenë e vetmja zgjidhje për të shpëtuar nga apendiciti, i cili siç thonë studimet e sotme, në pjesën më të madhe të rasteve është hequr pa qenë e nevojshme të shkohet deri në një masë të tillë, kur mund të mjaftojë një kurë me antibiotikë për ta kuruar atë, sugjerojnëstudiuesit britanikë të ‘Nottingham Digestive Disease Centre’.Appendicitis3-300x292

Dhe, kjo praktikë rekomandohet të ndiqet edhe në raste të tjera kur është aplikuar bisturia, si në rastin e heqjes së bajameve, të ulçrës apo edhe në rastet e tumoreve; bisturiagjithnjë e më tepër synohet të eliminohet në favor të kurave të përshtatshme.

Studiuesit britanikë që kanë analizuar rastet e 900 pacientëve tek të cilët ishte ndërhyrë me anë të bisturisë për heqjen e apendicitit, dolën në përfundim se dy të tretat ose 63 për qind e tyre kishin qenë fare të panevojshme, meqenëse mund të mjekoheshin fare mirë me antibiotikë, duke shmangur komplikacionet e mundshme të kirurgjisë.

Këshilla e ekspertëve në këtë rast është që të mos bëhen veprime të nxituara; vetëm nëse pacienti nuk ka përmirësime brenda 48 orëve nga marrja e medikamenteve, atëherë mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, në të kundërt ajo është fare e panevojshme./Albeu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit