“Perëndimi kërkon që Serbia të njohë Kosovën, të marrë pjesë në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe të heqë dorë nga mbështetja për RS-në”, tha presidenti serb
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se presioni ndaj vendit të tij është rritur dhe se Perëndimi kërkon që Serbia të njohë Kosovën, të marrë pjesë në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe të heqë dorë nga mbështetja për Republikën Sërpska (RS) në Bosnjë dhe Hercegovinë, raporton Anadolu.
Vuçiq mbajti fjalim drejtuar kombit në kryeqytetin Beograd, në lidhje me “kërkesat e Perëndimit nga vendi i tij”.
Udhëheqësi serb Vuçiq tha se do të bëjnë “çdo gjë që munden” për të paguar pagat e serbëve në veri të Kosovës pas vendimit për shfuqizimin e dinarit serb në vend.
Duke theksuar se presioni ndaj vendit të tij po rritet, Vuçiq tha: “Perëndimi kërkon që Serbia të njohë Kosovën, të marrë pjesë në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe të heqë dorë nga mbështetja për RS-në”.
Duke thënë se Perëndimi dëshiron po ashtu një “regjim kukull” në Serbi, Vuçiq deklaroi se nuk do të pranojnë asnjë presion nga jashtë për zgjedhjet e vendit.
\AA\