1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Palestina: Izraeli këmbëngul të vazhdojë sulmet në Rripin e Gazës “me qëllim imponimin e dëbimit”

Më të lexuarat

“Qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ushtria e pushtuese këmbëngul të vazhdojë sulmet e tyre kundrejt qyteteve të ndryshme në Rripin e Gazës dhe kryesisht ndaj qytetit Rafah me qëllim për të dëbuar me forcë qytetarët”, tha Abbas

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, tha se Izraeli këmbëngul të vazhdojë sulmet e tij kundër Rripit të Gazës dhe kryesisht ndaj qytetit Rafah “me qëllim për të imponuar dëbimin”, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, në qytetin Ramallah në qendër të Bregut Perëndimor të pushtuar, u mbajt takimi i zgjeruar i administratës palestineze.

Në fjalën e tij në hapjen e takimit Abbas u shpreh se këtë takim po e zhvillojnë për të diskutuar kushtet në të cilat jeton populli palestinez në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës për shkak të sulmeve të Izraelit që vazhdojnë prej muajsh.

“Qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ushtria e pushtuese këmbëngul të vazhdojë sulmet e tyre kundrejt qyteteve të ndryshme në Rripin e Gazës dhe kryesisht ndaj qytetit Rafah me qëllim për të dëbuar me forcë qytetarët; ne nuk do ta pranojmë këtë, po ashtu dhe vëllezërit tanë dhe bota nuk do ta pranojë”, tha Abbas.

Duke theksuar se situata kryesisht në Rafah është bërë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e vështirë, dhe se nevojit që administrata palestineze të kalojë në veprim me shpejtësi, Abbas deklaroi se janë mbledhur për të diskutuar me qëllimin për të ndaluar sulmet e Izraelit dhe çdo veprim që do të dëbojë popullin palestinez nga territoret dhe vendin e tyre.

Ndërsa lidhur me çështjet e brendshme të Palestinës, Abbas tha se vazhdojnë përpjekjet për të forcuar unitetin kombëtar nën ombrellën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) që është “përfaqësuesi i vetëm legjitim” i popullit të Palestinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit