Falja e parë në ish-Manastirin e Chora-s, në maj
Pas Haghia Sophia-s madhështore në Stamboll, tjetër ish-kishë e njëherësh ish-xhami do kthehet sërish në xhami, pasi prej vitesh ka qenë muze.
Po në megapolin historik turk, më maj është planifikuar që Manastiri Chora do të bëhet përfundimisht xhami, sipas një njoftimi të ri nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëve të Turqisë.
Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu, duke cituar njoftimin zyrtar, raporton se punimet e restaurimit në Manastirin e Chora-s janë drejt përfundimit dhe se ka nisur puna për t’ia kushtuar adhurimit fetar në maj. Data e saktë do të shpallet pasi të përfundojë puna.
Ky monument fetar daton nga viti 6 pas Krishtit, ndërsa mozaikët dhe afresket e tij unike u krijuan në shekullin e 14-të, nga viti 1305 deri në 1320.
Është monumenti me mozaikët më të përpunuar bizantin që ruhen në Kostandinopojë, së bashku me Hagia Sophia-s dhe Manastirin e Pammakaristos, i cili funksionon edhe si xhami me emrin Fethiye.
Manastiri i Chora-s u shndërrua në xhami në vitin 1511, 58 vjet pas rënies së Kostandinopojës dhe me vendim qeverisë turke në vitin 1945 u shndërrua në muze. Në vitin 2019, autoritetet anulluan vendimin e vitit 1945 dhe një vit më vonë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se ajo do të rihapej si xhami.
Duhet kujtuar me këtë rast se kalimi i tyre nga kishë në xhami është bërë pas blerjeve të tyre si pronë dhe jo me diktat pushteti. /tesheshi.com/