1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dënohet me tetë vite burg Almir Drplanin

Më të lexuarat

Me tetë vite burg është dënuar Almir Drplanin për vjedhjen në Postat e Maqedonisë në muajin mars të vitit 2008 kur janë vjedhur më shumë se 600.000 euro. Ai veçse ka qenë i gjykuar për këtë vepër në mungesë me 15 vite burg, por pas ekstradimit të tij gjykimi iu është përsëritur, transmeton zhurnal.mk

Kosova e dorëzoi Drplanin në janar të këtij viti për vrasjen e policit Afrim Arifi në vitin 2010 tek fakulteti natyror në Shkup, ndërsa në qershor të vitit 2012 ai u burgosur në Ferizaj ku ka ruajtur pushka, pistoleta, granata, plumba dhe ari.
Ai është i dyshuar edhe për vjedhjen e Pro kredit bankës në Shkup dhe për vjedhjen e veturës së Bankës komerciale tek Panairi i Shkupit në vitin 2007, rast në të cilin u vra shoferi, ndërsa u lënduan dy koleg të tij dhe u vodhën 200.000 euro.
Drplanin është i dyshuar edhe për vjedhje tek arteria Isak në prill të vitit 2012 në Tetovë, si dhe për sulm dhe vjedhje të personave në aeroportin e Shkupit në vitin 2007.
Mediat kosovare shkruanin se ka pasur lidhje edhe me vrasjen tek Liqeni i Smilkovcës, por policia theksoi se duhet kontrolluar lidhja e tij me këtë rast
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit