3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rusia dëshiron zonë të çmilitarizuar në Ukrainë, SHBA-ja tregon kushtin e vetëm që duhet të plotësojë Putini

Më të lexuarat

Një zonë e mundshme e çmilitarizuar në Ukrainë do të jetë e pamundur për aq kohë sa trupat ruse vazhdojnë të operojnë në territoret ukrainase, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller.

Miller me këtë koment iu përgjigj një raporti nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në të cilin presidenti rus, Vladimir Putin ka sugjeruar krijimin e një zone “të çmilitarizuar” në Ukrainë, propozim ky në të cilin përfshihet qyteti i Kharkiv.

Por, nocioni i shkëmbimeve territoriale për paqe duket se nuk pëlqehet nga ukrainasit, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Perspektiva për të lejuar që qyteti i dytë më i madh i Ukrainës të jetë zonë potencialisht e çmilitarizuar dhe e përcaktuar nga shteti rus, llogaritet të jetë edhe më e pamundur.

Miller theksoi se “Putini e ka bërë të qartë vazhdimisht se ai nuk i ka ndryshuar synimet e tij për pushtimin dhe nënshtrimin e Ukrainës”.

“Nëse Rusia vërtet dëshiron të tregojë interes për çmilitarizimin e zonave, gjëja e parë që mund të bëjë është të fillojë me çmilitarizimin e zonave ukrainase ku aktualisht ka forca ruse”, shtoi Miller.

Se propozimi i presidentit rus nuk ishte sugjerim serioz u vërtetua edhe nga ISW-ja.

Përkundrazi, ishte metodë retorike për të përfituar nga “narrativat ekzistuese në mediat perëndimore” të cilat vënë në pikëpyetje jetëgjatësinë e ndihmës perëndimore për Ukrainën.

Sipas ISW, zona e çmilitarizuar “është një qëllim i paraqartë dhe i paarritshëm për aq kohë sa ekziston një Ukrainë e pavarur e aftë për të luftuar”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit