Në Kudsin Perëndimor aktivistët izraelitë protestuan me kërkesën për ndalimin e sulmeve të Izraelit në Gaza që kanë shkaktuar një katastrofë të madhe humanitare
Aktivistët izraelitë kundër luftës protestuan në Kudsin Perëndimor me kërkesën për ndalimin e sulmeve të Izraelit në Gaza që kanë shkaktuar një katastrofë të madhe humanitare e cila thellohet çdo ditë e më shumë, raporton Anadolu.
Grupi izraelit prej rreth 20 personash u mblodh para Muzeut të Tolerancës që ndodhet në qendrën e Kudsit Perëndimor.
Protestuesit hapën një pankartë të madhe me mbishkrimin “Vajtimi nuk njeh kufij” dhe brohoritën me slogane kundër luftës.
Gjithashtu protestuesit mbajtën në duar fotografi të fëmijëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza.
Policia izraelite u pozicionua përreth grupit në fjalë. Ndërsa një grindje verbale u shënua si pasojë e ngacmimeve verbale ndaj protestuesve nga disa izraelitë që kaluan në rrugë.
Grupi u shpërnda pa incidente pas një kohe të shkurtër pas përfundimit të protestës.