Prishtinë, më 29 janar 2024
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim nënkryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, z. Besnik Osmanin, i cili shoqërohej nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës, z. Ali Ismaili.
Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e mirë që ka Komuna e Fushë Kosovës me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe me Këshillin e BI-së së Fushë Kosovës, për çka të dyja palët u pajtuan se një gjë e tillë duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen, gjithnjë për të mirën e besimtarëve dhe qytetarëve tanë.
Nga ana e tyre, nënkryetari Osmani dhe kryesuesi Ismaili, shfrytëzuan rastin që të urojnë Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.