2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Sa do t’i kushtojë Europës rritja e nivelit të detit?

Më të lexuarat

Italia, ndër vendet më të cenueshme nga femoneni

Rritja e nivelit të deteve për shkak të ndryshimeve klimatike do t’i kushtojë Evropës deri në 872 miliardë euro deri në vitin 2100, dhe pjesë të Italisë, veçanërisht rajonet e saj veriore të Emilia Romagna dhe Veneto, Franca veriperëndimore, Holanda, Danimarka, shtetet baltike dhe Polonia, konsiderohen si më të kërcënuarat, sipas një studimi të ri.

Këto janë rezultatet e një studimi të kryer nga Universiteti i Teknologjisë Delft në Holandë me pjesëmarrjen e Institutit Evropian për Ekonominë dhe Mjedisin nga Milano dhe Universitetin Ca’ Foscari të Venecias, botuar në revistën Scientific Reports.

Autorët thonë se rezultatet tregojnë nevojën për zbatimin e politikave ekonomike specifike për një rajon të caktuar, qëllimi i të cilave është të përpiqet të merret me ndikimin e mundshëm të rritjes së nivelit të detit dhe të kufizojë dëmin.

Si pjesë e studimit, studiuesit simuluan ndikimin e mundshëm ekonomik të rritjes së nivelit të detit në 271 rajone evropiane nga tani deri në vitin 2100, sipas një skenari që përfshin emetimet e larta të ndotësve, por që nuk përfshin masat më të fundit të mbrojtjes bregdetare.

Italia, ndër vendet më të kërcënuara

Në simulimin e tyre, shkencëtarët kombinuan të dhëna të njohura më parë mbi efektet e pritshme dhe humbjet ekonomike të shkaktuara nga 155 përmbytje në të gjithë Evropën në periudhën nga 1995 deri në 2016.

Rezultatet tregojnë për dëme të mundshme në vlerë deri në 872 miliardë euro për zonën e Evropës dhe Mbretërisë së Bashkuar, por duhet theksuar se ka dallime të mëdha mes rajoneve të veçanta.

Kështu, Italia duhet të jetë ndër vendet më të prekura, ndërsa pjesa e brendshme e vendit mund të realizojë përfitime ekonomike falë zhvendosjes së prodhimit nga rajonet bregdetare të përmbytura në zonat e brendshme.

Parashikimet tregojnë gjithashtu se investimet e synuara në logjistikë, shërbime publike dhe ndërtim mund të zbusin humbjet ekonomike me një kosto të papërfillshme për ekonominë e përgjithshme evropiane. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit