1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vendimi: Euro, valuta e vetme në Kosovë

Më të lexuarat

Nga 1 shkurti, tjetër epokë në financat e një shoqërie

Që nga 1 shkurti, valuta e vetme që mund të përdoret për transaksione cash në sistemin e pagesave në Kosovë është euro, njoftoi Banka Qendrore e Kosovës.

Sipas rregullores për transaksionet me para të gatshme, të miratuar nga Bordi i Drejtorëve të Bankës Qendrore të Kosovës, “valutat e tjera jo euro mund të përdoren në Kosovë vetëm si vlerë për ruajtje në formë fizike ose në llogaritë bankare në valuta jo euro për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta euro dhe për aktivitetet valutore”.

Gjithashtu, këmbimi i valutës mund të bëhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës që ofrojnë këtë shërbim.

Deri më tani, dinari serb është përdorur në Kosovë në zonat ku jeton popullata shumicë serbe, të cilët marrin paga, pensione, ndihmë sociale apo lloje të tjera të përfitimeve nga buxheti i Republikës së Serbisë.

Qëllimi i shumëfishtë i rregullave të reja

Siç thuhet nga Banka Qendrore e Kosovës, qëllimi i rregullores është “përmirësimi dhe përcaktimi i standardeve rregullatore për performancën profesionale të institucioneve financiare në fushën e operacioneve me para të gatshme, duke përfshirë kontrollin e sasisë së parave në qarkullim, mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar, luftën kundër parave të falsifikuara, mbrojtja e konsumatorit, luftën kundër pastrimit të parave dhe veprimtarive të financimit të terrorizmit, si dhe zgjidhjen e çështjeve të tjera që lidhen me objektin e Bankës Qendrore”.

Importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera në Kosovë mund të kryhet vetëm për dhe nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës për të kryer aktivitete bankare financiare.

Për të parandaluar futjen e parave të falsifikuara, personat fizikë dhe juridikë, të cilët nuk kryejnë veprimtari financiare, janë të detyruar të deklarojnë monedhat nëse kanë më shumë se 100 copë/njësi, pavarësisht nga vlera monetare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit